Balla-Pendarovski: Rritje e bashkëveprimit në përballje me përpjekjet e Rusisë për të minuar demokracinë

schedule15:17 - 30 Shtator, 2022

schedule 15:17 - 30 Shtator, 2022

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla dhe delegacioni i deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë zhvilluan sot një takim në Shkup, me presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

Gjatë takimit me presidentin Pendarovski, Balla u shpreh se dy vendet duhet të rrisin edhe më shumë bashkëpunimin sa i përket ndërhyrjeve ruse.

“Duhet të bashkëveprojmë në përballjen me përpjekjet e Rusisë për të minuar demokracinë, përmes financimeve drejt partive politike, medieve, duke paguar histori, ads në Facebook dhe duke shpërndarë lajme të rreme ose keqinformim në rrjetet sociale. Nëse në Ukrainë, Rusia sulmoi demokracinë me raketa, tanke dhe ushtri, në shumë vende në Europë që nga viti 2014, po ashtu edhe në SHBA, Rusia është përpjekur të minojë demokracitë me financime dhe ndërhyrje të paligjshme”, deklaroi Balla, gjatë takimit me presidentin Pendarovski.