Balla për incidentin me bojë: Ishte e parapërgatitur

schedule20:44 - 14 Shkurt, 2019

schedule 20:44 - 14 Shkurt, 2019

Spërkatja me bojë ishte e parapërgatitur thotë në studion e abc neës kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i cili paralajmëron se Edi Paloka nuk do të jetë më nënkryetar i Kuvendit. Balla bëri me dije se disa deputetë e deputete të opozitës kishin marrë me vete edhe flakadanë e vezë në seancën e fundit parlamentare.

“Kjo është opozita që ne kemi dhe sado që duam ta ndryshojmë nuk e ndryshojmë dot. Dua të them që akti i turpshëm i Palokës ishte i parapërgatitur. Që do të thotë jo vetëm Paloka por edhe deputetë të tjerë të PD-së, dikush me bojë, dikush me flakadanë duke përfituar nga statusi i veçantë që mbart deputeti. Duhet ta dini se ka pasur edhe vezë nga deputete të caktuara, gra të PD-së. Pra nuk ishte e rastësishme dhe e vërteta është se ishte gjithçka e parapërgatitur.

Janë gjetur dy shiringa dhe do të thotë që këta që marrin përsipër të ndërmarrin këta akte të turpshme nuk mund të jenë më përfaqësues të paktën në nivel të lartë të Parlamentit. Dhe ne kemi deklaruar sot që zotëria me emrin Edi Paloka, nuk mund të jetë më nënkryetar i Kuvendit. Ai pozicion i takon PD dhe le të sjelli kë të dojë, por ai nuk mund të jetë më. Këto pamje bëjnë xhiron e botës. Nuk ua ka borxh Shqipëria këtyre palaçove.

Kjo përpjekje e kësaj opozite është për të dëmtuar Shqipërinë dhe shqiptarinë. Sot ishte një mik i nderuar Telat Xhaferri dhe është rasti unik në botë që ke tre kryetar parlamentesh nga i njëjti komb.

Mesazh që Shqipëria për Maqedoninë ishte një mesazh jo i mirë. Paloka është një përfaqësues i paepur i rrugaçërisë në Parlament. Ky rrugaç nuk mund t’ia hedhë kaq lehtë. Në Kuvendin e Shqipërisë nuk mund të këtë persona që ngrihem dhe bëjnë akte të tilla.

Parlamenti është një sallë debati. Kodi i Etikës rregullon çdo lloj gjuhe që përdoret, pro askush dhe asnjë lloj rrugaçi si Paloka dhe Hasa  nuk duhet të lejohen të godasin.

Ata karrige që ne mbajtë aty nuk janë karriget tona personale. Ky është akt dhune dhe aktet e dhunës dënohen. Ne duhet të jemi shumë të ashpër dhe këta nuk mund të hyjnë më në Kuvend. Ky nuk ishte rast që lindi nga momenti por ishte plan i orkestruar nga Berisha dhe Basha ku donin të hidhni flakadalë, bojë dhe vezë për inspirim për protestën e ditës së shtunë”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!