Ndaj kërkesës së opozitës ka reaguar kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.
“Në Parlamentin Evropian, bazuar tërësisht mbi shpifje, sapo u çua një kamion me baltë për të më mbuluar mua në sytë e partnerëve tanë”, shkruan socialisti Balla i cili thotë gjithashtu se nuk shqetësohet aspak pasi ka vite që përplaset pa kompromis me këtë llum dhe pret edhe më keq se kaq.
“Po a e meriton Shqipëria këtë baltosje të vazhdueshme!? Ua lë shqiptarëve ta gjykojnë”, shprehet deputeti socialist.
Taulant Balla thotë se ka nderin të bashkëdrejtojë Komitetin Parlamentar të Stabilizim Asociimit BE-Shqipëri prej 5 vitesh dhe se është anëtari i vetëm i tij pa ndërprerje prej krijimit 10 vite më parë. Ai është në pritje të një tjetër kërkese të opozitës, që ka të bëjë me largimin e tij si Kryetar i Komitetit Parlamentar Gjermani-Shqipëri./abcnews.al