Balla: Non-gratat dhe bashkëpunëtorët e sigurimit sot po sulmojnë të përndjekurit

schedule17:23 - 28 Korrik, 2022

schedule 17:23 - 28 Korrik, 2022

Kërkesa e Autoritet të Dosjeve drejtuar Kuvendit të Shqipërisë, për të ndryshuar ligjin për hapjen e dosjeve, pas një e-maili të mbërritur nga SHBA ku thuhej se një personalitet i nivelit të lartë të politikës shqiptare ka qenë bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit.

Pas kërkesës së bërë nga Autoriteti i dosjeve, kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla thërriti me urgjencë një ditë më parë krerët e grupeve parlammentare ku i vuri në dijeni se e-maili i mbërritur nga SHBA bën me dije se bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit ka qenë ish-presidenti Ilir Meta, ndërsa kërkoi prej tyre që të mbështesin ndryshimet kushtetuese, për të parë nëse kjo është e vërtetë apo jo.

Lidhur me këtë çështje ish-kryeministri Sali Berisha hodhi akuza të rëndë, një ditë më parë, por edhe gjatë seancës plenare të ditës së enjte ku sulmoi mazhorancën për falsifikim dosjesh.

Menjëherë pas kreut të PD, ka reguar kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant balla i cili tha se është skandaloze kur sheh sot se si një non-grata dhe bashkëpunëtorët e sigurimit po sulmojnë të përndjekurit politikë, duke iu referuar atakimeve që i janë bërë dy ditët e fundit anëtarëve dhe kryetares së Autoritetit të Dosjeve.

Është e turpshme të shohësh sot se si një non-grata dhe disa bashkëpunëtorë të sigurimit të shtetit sot sulmojnë një zonjë dhe disa anëtarë shumë të nderuar të Autoritetit të dosjeve”, tha Balla.

/Abcnews.al/