TIRANË- Kryetari Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, tha se këto skenarë që shohim te opozita janë të provokuara nga dalja në dritë e fakteve të reja në lidhje me Gërdecin dhe vrasjeve të 21 janarit.
“Unë mendoj se çdo qytetar e mendon skenarin, ditën që dosja “Gërdeci” po përparon drejt një gjykimi të drejtë për të garantuar që personat e përfshirë të vendosen para drejtësisë nuk ka qenë e papritur për ne, që ne të kishim përshkallëzim të personit të akuzuar, Sali Berishës, në raport me Kuvendin dhe institucionet.”, tha ai.
Ai theksoi se përpjekja e tyre për të penguar Kuvendin është e kotë. Sipas Ballës, nesër do t’i drejtohen sekretariatit, ndërsa do kërkojnë të merren masa ndëshkimore ndaj atyre që pamundësojnë zhvillimin normal të punimeve të Kuvendit.
“Përpjekja e tyre për të penguar punimet e Parlamentit është e kotë. Ne nuk mund ta lëmë që Kuvendi të keqpërdoret nga Berisha dhe persona të tjerë. Është qesharake që Flamuri i Saliut u përdor si bilbil për të bërë zhurmë. Ne do t’i drejtohemi nesër sekretariati, ku kërkojmë të merren masa”, tha ai/ abcnews.al