Balla në “Log.”: Kur erdhëm ne në pushtet aplikuam taksim të ndershëm, e gjetëm qeverinë në greminë

schedule21:47 - 8 Shkurt, 2021

schedule 21:47 - 8 Shkurt, 2021

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Taulant Balla deklaroi në “Log.” në ABC me gazetarin Endri Xhafo se me ardhjen e socialistëve në pushtet në vitin 2013 u aplikua një model taksimi i ndershëm duke bërë që qytetarët të paguajnë në varësi të pagesës së kanë.  Ai u shpreh se në vitin 2013 qeveria ishte në greminë në apspektin e pagesave publike duke akuzuar këtu partinë që kishte qenë para saj në pushtet.

“Nuk është e vërtetë që në Shqipëri barra fiskale është më e lartë se Kosova apo Mali I Zi. Në Shqipëri pas vitit 2013 ne aplikuam një model taksimi të ndershëm. Deri në këtë vit paguanin njësoj taksa edhe pastruesja e kryeministrisë, edhe kryeministri. Ne vendosëm që 97% e shqiptarëve të paguanin më pak se deri atëherë dhe pjesa tjetër të paguajnë më shumë. Krahasuar me vendet e rajonit, barra fiskale këtu përllogaritet në funksion të kush dhe sa paguan. Rreth 40 mijë njerëz janë të punësuar në biznese që paguajnë zero taksa.

Nëse pastaj kalojmë edhe në nivelin më të lartë. Nuk duhet të harrojmë që në vitin 2013 qeveria ishte në greminë qoftë në aspektin e pagesave publike. Na u desh të siguronim një mundësi pagesash. Dhe nuk kishte asnjë para në thesar. Dhe ndërkohë shteti u gjend para apeleve dhe padive në gjykatë për të paguar detyrimet. Kemi ardhur hap pas hapi duke konsoliduar të ardhurat e buxhetit të shtetit. Një prej problematikave që ka sot Shqipëria është reforma në drejtësi”, u shpreh Balla.

Ndalur tek reforma në Drejtësi, Balla u shpreh se askush nuk e kishte parashikuar që anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe asaj të lartë do mund ta kalonin vettingun, ndërsa shtoi se mes një drejtësie të korruptuar dhe një drejtësie të pastër që mund të ndërtohej me vonesë, PS zgjodhi pikërisht këtë të dytën.

“Askush nga ne nuk e parashikonte dot që anëtarët e Kushtetueses dhe Gjykatës së Lartë nuk do e kalonin dot vettingun. Jemi përsëri në proces. Mes zgjedhjes që më mirë një drejtësi e korruptuar me shejtanin Brenda dhe një drejtësie të pastër që edhe mund të vonojë kemi zgjedhur këtë të dytën.

Sot kemi një gjykatë dhe SPAK që po jep efekte të dukshme sepse kemi disa grupe kriminale të ndëshkuara ashpër. Në këtë këndvështrim bie poshtë argumenti që reforma në drejtësi ka dështuar. Unë mendoj që drejtësia që kishim nuk ishte drejtësi sa kohë përpara ne kemi pasur vetëm një rast të burgosjes së një politikani nga regjimi i Sali Berishës”, tha Balla./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!