Balla në Kuvend: Vota për PS më 11 Maj është vota për Shqipërinë evropiane

schedule10:47 - 13 Mars, 2025

schedule 10:47 - 13 Mars, 2025

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla thotë se vota për Partinë Socialiste në zgjedhjet e 11 Majit është vota për Shqipërinë evropiane. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, ai u shpreh se mandati i katërt për PS, do të jetë një mandat historik “që do ta bëjë Shqipërinë anëtare në BE”.

“Në emër të të gjithë deputetëve për të përcaktuar Tiranën dhe Shqipërinë si kryeqytetin e Evropës në Ballkan duke përcaktuar ngritjen e zyrës së PE për rajonin në Tiranë. Ky është konfirmim tjetër i transformimit të Tiranës në kryeqytetin evropian të Ballkanit dhe natyrshëm të një vlerësimi tjetër në vazhdën e shumë vlerësimeve të tjera të Shqipërisë si një qendër, si një pikë referimi paqeje dhe stabiliteti e progresi në Ballkanin Perëndimor.

Ngritja e zyrës dhe menjëherë pas 11 majit në fundjavën tjetër do të mirëpresim  në Tiranë edhe Komitetin Politik Evropian, tryeza më e madhe politike sot në kontinentin e vjetër, e cila do të sjellë në Tiranë udhëheqësit e Evropës, me përjashtim të Putin, nga Macron te kryeministri britanik, dhe të tjerë, përfshirë edhe atë të Ukrainës. Shqipëria sot është moment historik, zgjedhjet e 11 Majit janë vendimmarrje historike dhe në këto zgjedhje shqiptarët do të votojnë për ta bashkuar Shqipërinë me Evropën. Ky është mandat historik që do ta bëjë Shqipërinë anëtare në BE. Vota për PS në 11 Maj është vota për Shqipërinë evropiane.”, u shpreh Balla./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!