Balla në Kuvend: Ligji për presidentin i domosdoshëm, Meta ka shkelur Kushtetutën

schedule11:38 - 17 Shtator, 2020

schedule 11:38 - 17 Shtator, 2020

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla gjatë fjalës së tij më seancën e sotme në Kuvend shprehur rëndësinë e një ligji për Presidentin e Republikës.

Sipas tij, ky ligj është i domosdoshëm, pasi kohët e fundit, presidenti sipas tij ka shkelur ligjin dhe Kushtetutën, siç thotë ai duke abuzuar me faktin që nuk ka një ligj të posaçëm, i cili do të kontrollonte veprimet e tij.

“Ne nuk duhet të humbim kohë për detyrat e lënë  nga Budestagu dhe KE. Duhet që sa më urgjent ta kemi gati. Janë identifikuar mekanizmat se si mund të realizohet një financim i ndershëm i partive politike.

Meqenëse kam edhe pak minuta, dua që bashkëpunimin që kemi pasur me opozitën parlamentare për çështjet e rëndësishme sikurse është implementimi i plotë i reformës në drejtësi.

Ne duhet të përmbyllim në kohë edhe ligjin për presidentin e Republikës. E përgëzoj komisionin e çështjeve Ligjore që ka ngritur një grup pune, ku përfaqësohet mazhoranca dhe opozita. Është i dosmosdoshëm kornizimi i aktivitetit të presidentit të Republikës me një ligj të posaçëm. Ne kemi ligj për çdo institucion dhe kemi ligj me 20 e kusur vite me kushtetutë të re dhe nuk kemi bërë ende një ligj për presidentin.

Ligji për presidentin është i domosdoshëm sepse së fundmi presidenti aktual ka treguar raste të përsëritura të përplasjes dhe shkeljes së ligjit e Kushtetutës, duke abuzuar me faktin e mospasjes së një ligji për presidentin”, u shpreh Balla. g.v/abcnews.al