Balla në Këshillin e Integrimit: Moment i rëndësishëm, Kuvendi të marrë rolin që i takon

schedule11:27 - 23 Shtator, 2020

schedule 11:27 - 23 Shtator, 2020

Në mbledhjen online të Këshillit Kombëtar të Integrimit Evropian, kreu u grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla tha se për integrimin evropian duhet një bashkëpunim i gjithëanshëm.

“Kuvendi duhet të marrë rolin që i takon, atë të kontrolluesit të institucioneve të tjera. Kuvendi ka shërbyer si urë lidhëse mes institucioneve të përfshira në integrimit evropian”, tha Balla.

Po ashtu ai theksoi se vendi ndodhet në një moment të rëndësishëm, pasi pritet që të vendoset se kur do të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare.

“Kjo mbledhje zhvillohet në një moment të rëndësishëm të rrugës sonë evropiane. Jemi në prag të marrjes së vendimit për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare.

Lexo edhe: Gjonaj: Brenda vitit zgjidhen hetuesit e BKH! Vettigu kalon në sitë kandidatët për Gjykatën e Lartë

Ky këshill kërkon të përcjellë një mesazh direkt dhe angazhues, për faktin që Shqipëria vazhdon të jetë e ankoruar me të gjithë faktorët që janë përfshirë në proces në këtë projekt historik, atë të anëtarësimit në familjen evropiane.

Kjo vendosmëri do të shoqërohen me një vetëdije të fortë në lidhje me sfidat që na presin. Sot jemi mbledhur për progresin e arritur deri më tani. Sot do të njihemi me njërin prej kapitujve, atë 23, i cili së bashku me atë 24 kanë rëndësi të veçantë. Duke pasur parasysh edhe rolin dhe lidershipin e Këshillit Kombëtar të Integrimit, synojmë që të rritet sa më shumë transparenca dhe llogaridhënia.

Kuvendi duhet të marrë rolin që i takon, atë të kontrolluesit të institucioneve të tjera. Kuvendi ka shërbyer si urë lidhëse mes institucioneve të përfshira në integrimit evropian. Kuvendi do të monitorojë zbatimin e planit të veprimit. Secili prej institucioneve ta lexojë me vëmendje planin. Nuk mund të pretendojmë, dhe është qasje e gabuar, nëse mendojmë që vullneti i mazhorancës dhe qeverisë është i pamjaftueshëm, duhet të jemi bashkë”, tha Balla.

https://www.facebook.com/b.taulant/videos/380594029773079/

/abcnews.al/