Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Balla me Forcat Operacionale në Durrës: Po kryejnë çdo ditë goditje të rëndësishme ndaj krimit

schedule17:55 - 6 Shtator, 2023

schedule 17:55 - 6 Shtator, 2023

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla zhvilloi një takim këtë të mërkurë me Forcat Operacionale në Durrës.

Balla deklaroi se ata po kryejnë çdo ditë goditje të rëndësishme ndaj krimit, pasi në Durrës ka personazhe të tëndësishme të botës së krimit.

Ndër të tjera, Balla shprehu mbështetjen e tij dhe të qeverisë për Forcat Operacionale në goditjen e krimit dhe çuarjen para drejtësisë të kriminelëve.



“Çdo ditë në detyrën e Ministrit të Brendshëm po njoh djem dhe vajza, punonjës të Policisë së Shtetit në shërbimet bazë të cilët kanë dedikimin dhe angazhimin e duhur në realizimin e detyrës. Të tillë janë djemtë e Forcës Operacionale Durrës, të cilët po kryejnë çdo ditë goditje të rëndësishme ndaj krimit. Prandaj sot dua ta përsëris se kush do të jetë i gatshëm për ta bërë këtë në pozicionin që ka në vijën e këtij fronti të përbashkët, do të ketë mbështetjen time pa rezerva në çdo hap dhe derën time të hapur pa orar për çdo nevojë. Ndërsa kush nuk do të tregojë gatishmërinë për të shkuar përtej vetes, duke e rritur kontributin për kauzën e përbashkët, do ta ketë të pamundur të qendrojë në pozicionin që ka”, theksoi ministri.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!