Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla duke folur në Kuvendi është shprehur sot ndërsa diskutohej raporti për dokumentet e ish-sigurimit se është krenar për atë që PS ka bërë për të përndjekurit.
Po ashtu, Balla u shpreh se këto janë çështje që diskutohen me përgjegjësisë e të qenit ligjvënës.
Ndërsa, duke komentuar deklaratat e bëra më herët nga deputeti Myslim Murrizi, Balla tha se mendon që Shqipëria ka një shkollë magjistrature shumë të mirë.
“Heqja dorë nga sëmundja 30-vjeçare, ku emërtesën në sistem të magjistratëve të mos ta ketë më politika. Unë mendoj që kemi bërë gjënë e mirë dhe gjënë e duhur, që ne politikanët nuk kemi më punë me emërimin e anëtarëve të sistemit gjyqësor.”
Duke folur për gjykatën Kushtetuese, kreu i grupit parlamentar të PS tha se beson se do të jetë me nëntë anëtarë në kohën e duhur ndërsa shtoi se vendimi i parë që mori kjo gjykatë provoi të ishte shterues.
Duke sjellë edhe një herë në vëmendje shpalljen “non grata” të ish-kryeministrit Sali Berisha nga DASH, Balla tha se leksioni i sekretarit amerikan të shtetit ishte i qartë.
“Mendjen në kokë duhet ta ketë secili të plotë. Partnerët e SHBA janë aleatë të Shqipërisë e shqiptarëve. Një sistem drejtësie i pavarur mund të garantojë një shoqëri të barabartë.” /abcnews.al/