Balla kërkesë kompanisë celulare: Zbardhni lëvizjet e telefonit tim

schedule15:21 - 1 Tetor, 2018

schedule 15:21 - 1 Tetor, 2018

Pas përballjes me denoncimin e ish-oficerit Emiliano Nuhu për prani në Policinë e Fushë-Krujës, deputeti socialist Taulant Balla, i kërkon llogari kompanisë së tij celulare. Përmes një shkrese zyrtare, deputeti Balla kërkon zbardhjen e qelizës telefonike të tij gjatë 24 orëve të datës 21 korrik.

Ndërkohë që dyshimet e ngritura nga denoncimi i ish-oficerit Emiliano Nuhu vunë emrin e deputetit socialist Taulant Balla në qëndër të debatit publik, vetë deputeti është angazhuar për të provuar të kundërtën. Burime të ABC News konfirmuan se një shkresë zyrtare e sekretarit i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Balla ka mbërritur në kompaninë telefonike në të cilën ai është abonent.

Objekti i kësaj kërkese është zbardhja e vendodhjes së qelizës telefonike të aparatit të tij celular për datën 21 korrik, datë kur ish-oficeri Nuhu pretendon se Balla ka qenë i pranishëm në zyrën e tij në Stacionin Policor të Fushë Krujës.

Sipas kërkesës së mbërritur në kompaninë celulare, Balla kërkon evidentimin e lëvizjeve të tij, bazuar në pasqyrimin e antenave telefonike, për gjithë harkun kohor prej 24 orësh të kësaj date.
Pas denoncimit publik të bërë nga ish-oficeri i Policisë, Emiliano Nuhu, përmes një interviste ku pretendonte se ishte kërcënuar në prani të deputetit Balla, ky i fundit mohoi kategorikisht këtë fakt. Në deklarata për median Taulant Balla tha se ditën e ngjarjes ka qenë në qytetin e Pogradecit për peshkim dhe se për këtë fakt ka edhe dëshmitarë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!