Balla: Keqardhje për opozitën që largohet, do kemi edhe 2 grupe parlamentare

schedule17:47 - 13 Shtator, 2021

schedule 17:47 - 13 Shtator, 2021

Kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka folur pas seancës plenare të ditës së sotme duke thënë se do të ketë një tjetër seancë ku do të propozohen dy grupe të tjera parlamentare.

Balla ka hedhur akuza ndaj opozitës dhe konkretisht ndaj kreut të PD-së Lulzim Basha duke thënë se nuk mund të kërkojnë debate kur nuk e lejon rregullorja.

Kujtojmë se LSI nuk mundi që të propozojë anëtarë të komisioneve. Kujtojmë se opozita do të ketë tre grupe parlamentare në Kuvendin e Shqipërisë të drejtuar nga PD-së, PDIU dhe PR.

Dy aleatëve, Fatmir Mediu dhe Shpëtim Idrizi, Lulzim Basha vendosi që t’u jepte deputetë “borxh” për të formuar grupin me 7 anëtarë, por jo LSI-së.

se LSI nuk do të ketë grup parlamentar, pasi PD nuk ka pranuar t’i japë deputetë nga përfaqësuesit e saj.

Kreu i grupit të PS: Nuk e fsheh keqardhjen lidhur me arsyen për të u larguar nga një seancë që është dakortësi e plotë. Se grupet parlamentare miratojnë propozimet e tyre. Rregullorja përcakton qartë se në këtë seancë nuk do ketë debat. Përcaktohet qartë që opozita ndiqet parimi që ka nga një debatet në komision. Dhe e drejta e mazhorancës për të pasur një deputet në më shumë se dy komisione për të ruajtur shumicën. Unë propozova për më shumë kohë për LSI që nuk mundën të propozonin anëtarë të komisioneve. Megjithatë shpresoj që kjo ngjarje të mos përsëritet më dhe do e them që koha për debate ka përfunduar. Kemi një mandat të rëndësishëm dhe PD ka një mandat tjetër në opozitë. Nuk do gjejmë arsye kot për të bërë debat dhe për tu larguar. Dëshira jonë ishte që komisionitet të fillojnë punë por do kemi edhe një seancë tjetër. Dhe do kemi edhe dy grupe të tjera parlamentare. Do jemi barazim edhe pse shqiptarët kanë përcaktuar se kush është shumica. Megjithatë në jemi të gatshëm që edhe pas kësaj shprehje dhe gjuhe të papranueshme nga opozita ne do kemi dëshirë për të punuar dhe gjetur rrugë të komunikimit dhe dialog konstruktiv.”  /abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!