Balla i jep porositë kreut të ri të AMP-së: Çoni përpara procesin e vetëpastrimit në Polici

schedule17:16 - 24 Nëntor, 2023

schedule 17:16 - 24 Nëntor, 2023

TIRANË- Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka prezantuar në një konferencë për mediat drejtuesin e ri të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

Ai është Florjan Sulejmani. Në fjalën e tij, ministri Balla tha se drejtimi i ri duhet të çojë përpara vetëpastrimin e Policisë së Shtetit. Ai kërkoi nga drejtoi i ri të veprojë në interes të qytetarëve.

“Vetëpastrimi i Policisë së Shtetit është mision parësor i mandatit tim si Ministër i Brendshëm.
Policia e Shtetit duhet të jetë një organizatë e shëndoshë, e pastër, e besueshme dhe e fortë në goditjen e paligjshmërisë në tërësi, dhe krimit të organizuar e trafiqeve në veçanti.

Nuk dua ta harroni për asnjë moment se roli i AMP është jetik. Veshi i shurdhër dhe syri qorr, heshtja bashkëfajtore me të fortët e lagjes dhe mosreagimi i forcave të rendit ndaj denoncimeve të qytetarëve, janë rreshtim i policisë kundër tyre, kundër shtetit.

Jeni ju ata që duhet të hetoni çdo rast mosveprimi nga Policia. Rasti i Vlorës kur një vajzë e re viktimë e dhunës seksuale, apo ai I kopshtit në Tiranë, janë shembujt e këqij të veprimit të vonuar dhe standardit që tashmë është vendosur., tha ai./n.m.abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!