Balla: Gjermania mbështet hapjen e negociatave

schedule11:57 - 7 Shkurt, 2019

schedule 11:57 - 7 Shkurt, 2019

Sipas Taulant Ballës, një shumicë bindëse në Bundestag është pro hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë.

Kreu i grupit parlamentar socialist tha se është Lulzim Basha që ka marrë një mesazh nga partitë popullore europiane që është votimi i reformës zgjedhore.

“Sa i përket shprehej së vasalit tëndë në krye të PD-së. Doli këtu dhe tha e morët vesh apo jo huk hapen negociatat. Basha t’i ke takuar para dy ditësh një nga këshilltarët e CSU/CDU, ndërkohë që ne pardje kemi takuar ndoshta një nga figurat më historike, sot president i Bundestagut, që e falenderoj për mbështetjen tërësore për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedninë. Në Bundestag ka një shumicë bindëse për hapjen e negociatave.

E shohin këtë si një proces, një proces që duhet të vazhdojë. Ju keni marrë një mesazh të qartë nga partitë popullore. Duhet të vish të votosh reformën zgjedhore. E rëndësishme është që ne të votojmë sëbashku. Sa për andrallën tuaj se duke bllokuar reformën zgjedhore, nuk hapen negociatat, Këshilli e ka bërë të qartë, duhet depozituar një draft. Ky është kushti ne e kemi realizuar”, tha Balla./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!