Partia Socialiste nisi një ditë më parë procesin për zgjedhjen e presidentit të ri. Socialistët hodhën në zarf tre emra të propozuar për kryetarin e shtetit.
Sot, socialistët nisin edhe fazën e konsultimeve me opozitën. Ditën e sotme në orën 16:00 kryetari i Grupit të PS, Taulant Balla do të zhvillojë një takim me Kryetarin e Grupit Parlamentar Aleanca për Ndryshim, Fatmir Mediu. Ndërkohë, takimi i parashikuar me kryetarin e grupit të PD, Enkelejd Alibeaj sot në orën 17:00 do të shtyhet për një ditë tjetër.
Shtyrja e takimit me Alibeajn, vjen pasi sot nuk u pezullua mbledhja e grupit të PD, për shkak se deputeti Luçiano Boçi përcjell për në banesën e fundit babain. /abcnews.al