Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Balla-Berishës: Pa e zbardhur përgjegjësinë tënde sa i përket urdhrave për vrasjen 4 shqiptarëve në 21 janar, kjo forcë politike nuk ka për t’u tërhequr kurrë.

schedule15:38 - 22 Janar, 2026

schedule 15:38 - 22 Janar, 2026

Fjalët në Kuvend janë edhe një mundësi e mirë për të identifikuar gënjeshtrat dhe pavërtetat, sepse të paktën po të dëgjoje dy folësit e fundit për të kuptuar qartë me çfarë opozite kemi të bëjmë. I pari, një djalë i ri nga një forcë e re politike, mori fjalën dhe tha: mjekët në spitalet publike nuk kanë marrë pagat e muajit dhjetor. Bëra një verifikim dhe më rezulton se i gjithë fondi i pagave në Thesarin e Shtetit për pagat e muajit dhjetor është ezauruar 100 për qind, pra nuk ekziston asnjë mjek që nuk ka marrë pagë. Kjo është e para.

Më pas u çua këtu mjeshtri i gënjeshtrës, dhe përmendi ish-kryeministrin e ndjerë Fatos Nano, për gjoja për një bisedë, plan apo projekt me Berluskonin për ishullin e Sazanit. Vuk ka pasur asnjë bisedë nga kryeministri Fatos Nano për Sazanin. Siç e ka zakon të gënjejë për çdo gjë, ndoshta për të gjetur alibi për vete, ia faturoi këtë paraardhësit të vet. Nuk e di c’biseda ke bërë ti me atë për Sazanin,por me përgjegjësi të plotë, për shkak të nderit të madh që kam pasur të punoj pranë Fatos Nanos, nuk ka pasur kurrë një bisedë të tillë.

Ja pra,dy njerëz me diferencë të madhe moshe, por me të njëjtën sëmundje të pashërueshme të gënjeshtrës dhe pavërtetës. Ndërsa sa i përket kërcënimeve të tua se do të bësh hatanë më datë 24, do ta kisha dhënë një përgjigje, por kam shumë respekt për Kodin e Etikës së Kuvendit. Një gjë nuk të kemi marrë në konsideratë, edhe kur na ke kërcënuar publikisht, se në atë dritare është një snajper që do të marrë në ballë këdo që do t’i afrohet kryeministrisë. E ke thënë ti këtë apo jo? Ti ke dalë e pastaj më rezulton që më falni për shprehjen ” ti je zbythur kur ke shkuar atje të deponosh të paktë siç raportojnë mediat, se ke thënë që nuk ke dhënë urdhër për të qëlluar mbi popullin më 21 Janar por nuk di c’ka bërë Luli. Unë nuk di ç’ka thënë Luli. Por një gjë duhet ta dish Sali Berisha këtë forcë politike dhe ne që jemi këtu: ne pa e zbardhur përgjegjësinë tënde sa i përket urdhrave për vrasjen 4 shqiptarëve në 21 janar, kjo forcë politike nuk ka për t’u tërhequr kurrë.



Ngulite mirë në mendje. Nuk ka të bëjë vetëm me katër dëshmorë apo me shumë të plagosur, por me një nga ngjarjet më të rënda nëse doni në historinë e këtij vendi, e cila erdhi në fakt si një ripërsëritje e një përpjekje tjetër tënde për të qëlluar mbi popullin. në vitin 1997 dhe urdhër që avionët të qëllonin mbi popullin e jugut, dhe më pas në vitin 2011, dhe urdhër të qëlluar mbi popullin opozitar në shesh.

Kaq për këtë pjesë, sepse thonë që kur e ke bosh, e ke edhe bosh brenda. Sa i përket marrëveshjes, nuk ka më nevojë për diskutime. Besoj e morët përgjigjen nga ana e kryeimistrit për shqetësimin tuaj pse kryeministri nuk është sot në Davos për ta firmosur marrëveshjen, kryeministri do të jetë në Shtëpinë e Bardhë, si mik i Presidentit Donald Trump, për të firmosur autorizimin që sot do ta japë Parlamenti. Prandaj, sipas porosisë dhe sipas vlerës dhe rëndësisë kokën poshtë, dorën lartë dhe votoni marrëveshjen

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!