Balla-Bashës: Mos u bëj polic, prokuror e gazetar

schedule15:50 - 4 Nëntor, 2017

schedule 15:50 - 4 Nëntor, 2017

Një reagim e ka dhënë edhe Taulant Balla nën cilësinë e Sekretarit të përgjithshëm të socialistëve, i cili ka akuzuar kryedemokratin Basha se sillet si polic, prokuror dhe gazetar, vetëm e vetëm sepse nuk bën dot detyrën e kreut të demokratëve. Ai vijon duke i kërkuar kryetarit të opozitës të mbajë përgjegjësi për faktin se kryetari i Mallakastrës, përfaqësues demokrat, është dënuar për vjedhje me 2 vjet heqje lirie. Dënimin e dhënë nga gjykata italiane në formën e prerë dhe më pas e shfuqizuar nga kjo gjykatë, po në vitin 2004, Kapllanaj e ka vetëdeklaruar në formular në kuadër të ligjit për dekriminalizimin. Për këtë Taulant Balla theksoi se Lulzim Basha flet nga 10 herë në ditë për të tjerët por ka tre ditë që nuk flet për të dënuarin me vjedhje, të cilin e mbrojti duke shkelur ligjin në KQZ – përfundon sekretari i përgjithshëm i partisë socialiste duke iu referuar vendimit të një institucioni të pavarur, kryesia e të cilës është produkt i marrëveshjes Rama-Basha të 17 majit./ABC News