Balla-Bashës: Mbillet dyfishi i tokës nga 2013, në fund të mandatit 1 miliardë dollarë eksporte

schedule13:42 - 25 Nëntor, 2021

schedule 13:42 - 25 Nëntor, 2021

Në emër të grupit parlamentar të PS kreu i grupit Taulant Balla ka shprehur solidaritetin ndaj Maqedonisë së Veriut për aksidentin tragjik me 44 vitima në Bullgari.

“Në fakt jemi në një pikë të rendit të ditës që votojmë për marrëveshje me BE dhe Maqedoninë e Veriut. Në emër të grupit të PS besoj edhe të kolegëve të opozitës shpreh solidaritetin njerëzor”, tha Balla.

Në përgjigje të kreut të PD Lulzim Basha i cili tha se buxheti për fermerët është më i ulët se vitin e kaluar Balla dklaroi se sot është mbjellur më shumë se dyfishi i tokës se në 2013. Sipas tij PD s’kishte investuar asnjë qindarkë në kanale vaditëse. Sa i përket fondeve, ai tha se 7.5 mln dollarë do i shkojë fermerëve si subvencionim i drejtpërdrejtë.

Një pjesë e kolegëve në këtë seancë u shtirën një pjesë me zemër një tjetër jo se gjoja ne i kemi harruar femerët. Unë jam nga ata deputetë që blej vetë domatoate shkoj edhe te kasapi, s’jam si ndonjë paraardhës që e bën këtë vetëm në fushatë. Bujqësia matet me sa hektarë mbilleshin në 2013 dhe sa mbillen sot. Sot janë më shumë se 2-fishi i tokës së mbjellë në 2013. PD s’kishte investuar asnjë qindarkë në kanale vaditëse. Edhe ne kemi patur diskutime mes nesh për çështjen e 6% të famshëm. Nga rimbursim ishte kthyer në një subvencion për grumbulluesin.  E tha dhe kandidati për deputet i PD  në takim me kryeministrin se 6% nuk shkonte te katundari.

Lexo edhe: “Po shkatërroni bujqësinë”, Balla-Bashës: Domatet i blej vetë! Salianji: Sa kushton kastraveci?

Biem të gjithë dakord, që 6% nuk shkonte te fshatari, është një formë rimbursimi e paligjshme sepse nuk shkonte aty ku ishte destinuar. 6% nuk ka shkuar te fermeri, por është mbajtur nga grumbulluesi në një formë subvencioni të pandershëm. Sot kemi rënë dakord me një pjesë të protestuesve, se 6% përkthehet në vlerë monetare 7.5 mln dollarë. Kjo shifër do të shkojë drejtpërsëdrejti subvencion te fshatarët. 10% i TVSH do të shkojë te buxheti i Ministrisë për të shkuar më pas te fermeri. Është e padrejtë ajo që bëri zoti Basha. Vjen mban një fjalë që s’është në rendin e ditës dhe ikën. Nga shuma që do të mblidhet do t’i shkojë atit që punon tokën”, tha Balla.

Lexo edhe: “Po godisini prodhimin vendas në të gjitha hallkat”, Basha: Buxheti për bujqësinë më i ulët

Nga foltorja e Kuvendit Balla u zotua se në fund të këtij mandati do të shkojnë  1 miliardë dollarë eksporte. Balla “hapi” një sfidë me demokratët kur tha se ai do kërkonte falje nëse në fund të mandatit eksportet nuk do kenë arritur në 1 miliardë dollarë.

400 milionë euro është sot vlera e eksporteve të produkteve bujqësore. Peshkimi po ecën me një ritëm më të lartë. Në fund të këtij mandati do kemi arritur vlerën 1 miliardë dollarë eksporte. Do t’u kërkoj ndjesë nëse nuk do kemi arritur  1 miliardë dollarë eksporti. Natyrshëm ne do jemi prapë në qeverisje ju do jeni në opozitë kjo është e sigurt Për thithjen e investimeve nga vendet e BE jemi të parët, më shumë se Maqedonia e Veriut dhe Kosova. Luli çohet vonë, nuk e kishte marrë vesh që ne me fermerët u takuam. E rëndësishme është që ajo që kjo shumicë bën, kur vjen të protestosh te dera e kryeministrisë dhe parlamentit, kjo shumicë të pret dhe dëgjon, kur është mundësia për t’u zgjidhur zgjidhet, ky model të aplikohet edhe në Kuvend. Nëse gjejmë mundësinë që idetë ti shkoqisim, por te buxheti na ndajnë shumë vite dritë, pasi ne jemi shumicë dhe ju pakicë”, shtoi më tej ai. be.k/abcnews.al