Balla: Basha i shmanget drejtësisë siç bëri me Rrugën e Kombit

schedule13:26 - 17 Qershor, 2019

schedule 13:26 - 17 Qershor, 2019

Ka reaguar nga salla e Kuvendit edhe kreu i grupit parlamentar socialist. Taulant Balla tha se Basha po shmang drejtësinë, njëlloj si në rastin e hetimit për abuzimet në Rrugën e Kombit.

“Përmes firmës së Bashës, përmes PD, 1 mln dollarë kanë hyrë në Amerikë a janë përdorur për qëllime të mira a këqija kjo i takon hetimit qoftë në Shqipëri, apo SHBA. Por fakti që Byroja Federale ka hetim për këtë çështje tregon që Basha është më sa paku i përdour dhe më së shumti pjesë e një skeme financimesh transfertash të paligjshme. Dhe ajo që ka ndodhur sot për mosprezantimin para Prokurorisë për të disatën herë, është i vetmi politikan që sa herë thirret në prokurori nuk shkon. Kështu kam denoncuar këtu e 12  vite më parë me një pamje ndryshe të Kuvendit, teksa Basha thërritej përtë dëshmuar për vjedhjen e shekullit, atë të 230 milionëve i gjetur fajtor nga hetimi i Prokurorisë, po i shpallur i pafajshëm, për shak të afateve, nga ana e gjykatës, një çështje që është mbyllur për afate, por jo për fajtor se faji i 230 milionëve ka për zotërues vetëm Lulzim Bashën”. /ABC news Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!