Kreu i Grupit të Partisë Socialiste Taulant Balla nga foltorja e Kuvendit u shpreh se shkeljet e Presidentit Meta nuk justifikojnë shkarkimin.
Sipas Ballës raporti i Komisionit të Venecias vërtetoi edhe njëherë qëndrimin e mazhorancës. Presidenti sipas tij ka në fokus bllokimin e procedurave.
Kuvendi sipas Ballës në asnjë rast nuk ka ceduar në respektimin e plotë të opinioneve të vyera të Komisionit të Venecias.
“Siç respektojmë sot Venecias edhe të enjten respektojmë një sërë vendimesh që lidhen me çështje të sistemit zgjedhor, që ia atribuojnë parlamenteve sovrane. Edhe të enjten do respektojmë Venecian e jo Ilirin, Monikën apo Saliun.
Sipas raportit këto shkelje jo domosdoshmërisht çojnë në shkarkimin e presidentit, por vlerësojmë si të balancuar komisionin hetimor. Në të dy shkeljet veprimet e Metës janë shoqëruar me molotov, ose me veprime të tjera antiligjore. Në të dytën, për Gjykatën Kushtetuese, Metën e kanë tradhtuar detaje të tradhtisë së tij.
Ai ishte i fokusuar te bllokimi përmes procedurave kalendarike. Dhe dallimi me Presidentit dhe Kuvendit është si nata me ditën. Kuvendi i pastër në dëshirën për të plotësuar menjëherë vakancat, dhe Meta për t’i bllokuar.
Një detaj tjetër për të arritur te njerëzit që Meta ka preferuar të shkojnë në Kushtetuese, ka qenë e qëllimshme dekretimi i Besnik Muçit. Komisioni ka konstatuar shkelje dhe ka pasur për detyrë të analizojë nëse janë të rënda apo jo. Komisioni ka përcaktuar rëndësinë e shkeljes dhe është bazuar në pasojat e saj. As vetë Meta s’ka pas dyshim se ka shkel Kushtetutën”, tha më tej Balla.

