Balla apel për Metën

schedule12:44 - 16 Janar, 2019

schedule 12:44 - 16 Janar, 2019

Pak orë para seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit, ku do votohen dekretet e ministrave të rinj, mazhoranca i dërgon një mesazh presidentit. Nga Elbasani, numri dy i socialistëve Taulant Balla i kërkon kreut të shtetit që deri pasdite të dekretojë kryeministrin, si ministër të Jashtëm, e të mos sillet si kryetari alternativ i opozitës.

“Besoj që deri në orën 17:00 edhe zoti Meta do t‘i ketë dhënë fund një historie të pakuptimtë të krijuar artificialisht dhe që në gjitha ministritë të vijojë puna. Besoj që shumë shpejt kjo çështja e të drejtës së shpikur nga vetvetja e Presidentit për t’i hequr Kuvendit të Shqipërisë që është institucioni më i lartë në vend të drejtën për t’u shprehur do të zgjidhet nga Gjykata Kushtetuese. Dje keni parë që KED filloi punë. Me konstituimin e KED krijohet mundësia për plotësimin e vakancave në Gjykatë Kushtetuese dhe në këtë aspekt i jepet fund edhe një situate tërësisht artificiale për nevoja të brendshme të opozitës duke shfrytëzuar përfaqësimin e tyre në presidencë kanë bllokuar me pa të drejtë në mënyrë antikushtetuese eksluzitivitetin e Kryeministrit për t’i propozuar Kuvendit përbërjen e Këshillit të Ministrave. Kuvendi i Shqipërisë është autoriteti i vetëm në një Republikë të pastër parlamentare që vendos për përbërjen e Këshillit të Ministrave. Nuk është aspak Këshilli i Ministrave”, tha Balla./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!