Baleti “Arrëthyesi” traditë në prag festash, vjen edhe në skenën shqiptare

schedule17:25 - 27 Dhjetor, 2021

schedule 17:25 - 27 Dhjetor, 2021

Nga Leontina Nikaj

“Arrëthyesi” është baleti i festave, i ëndrrës, i magjisë dhe i dashurisë rivjen këtë fund vit në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit. Pas tingujve të magjishëm të Çajkovskit me gjuhën e trupit shfaqet si në përrallë me ushtarë lodër, princër e princesha, kukulla, flokë bore por edhe me magjistarë të këqinj.

Ikonsideruar si një prej krijimeve më të bukura të repertorit klasik, botëror dhe më të ëndërruar për çdo balerinë, artistët e rinj Ambra Troplini dhe Ervis Koceku e ndjejnë veten me fat që jetësojnë kryepersonazhet e kësaj pjese.

Krahas anës teknike një pikë e fortë është edhe interpretimi emocional.

“Arrëthyesi” u luajt për herë të parë nën drejtimin e vetë kompozitorit, Çajkovski. me 19 mars 1892 në Shën Petërsburg. Baleti mbështetur mbi një përrallë me dy akte në tre skena. Në Perëndim baleti “Arrëthyesi” u bë ndoshta baleti me popullor, veçanërisht ne periudhën e Krishtlindjeve. Arrëthyesi do të vijë për publikun nga data 28 deri me 30 dhjetor. /Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!