Balerinat e operas së Parisit i bashkohen protestave kundër presidentit Macron

schedule11:43 - 25 Dhjetor, 2019

schedule 11:43 - 25 Dhjetor, 2019

Kundër reformës së pensioneve në Francë ka dalë edhe trupa e Operas së Parisit e cila i është bashkuar protestave të javëve të fundit.

Me anë të kërcimit, balerinat manifestuan duke kërcyer para hyrjes së teatrit dhe një numri të madh njerëzish.

E ndërsa në Francë greva e transportit shënon javën e tretë, kategori të tjera punëtorësh, si mësuesit, personeli shëndetësor, nëpunësit e administratës publike, i janë bashkuar mobilizimit kundër Macron dhe qeverisë së tij./abcnews.al