Balerina e mirënjohur Adel Lami në programin “Abc e Pasdites” me moderatorin Ermal Peçi ndau me ne raportin që ka me makinën dhe se si ndihet ajo kur është në timon. Adel tregoi se makinën e përdor kryesisht kur është në Shqipëri, jo në Amerikë. Ajo nënvizoi se sa herë që vjen këtu, sidomos këtë herën e fundit që ka qëndruar më gjatë edhe pse makinën e ka të mirë, i ka lindur dëshira për ta ndryshuar. Po përse?
‘Në Tiranë shikon makina luksoze pafund, njerëz edhe pa status. Një ndjesi e çuditshme, njerëz pa pune dhe kanë makinat e fundit. Ti shikon dhe thua… po unë? Teksa tregonte për mënyrën se si e drejton makinën theksoi se shpesh i thonë që e drejton makinën si çun.
“Deri dje më thonin “ua sa mirë i jep makinës si çun”, unë kujtoja se ishte kompliment, por sipas statistikave nuk po me duket shumë kompliment i mirë”. Ndër të tjera Adel tha se kur vozit me makinë në Tiranë policët e qarkullimit rrugor janë më tolerantë, por kjo gjë nuk ndodh në Kosovë.
“Edhe kur kalon ora 20:00 kemi atë ndjesinë se femrat nuk I ndalojnë. Por për shembull në Kosovë nuk më ka ndodhur, dy herë ma kanë marrë patentën, në të njëjtën rrugë”. Ermali e pyet nëse është makina përcaktuese e statusit të një individi dhe nëse ajo do t’a kishte kriter që partneri i saj të kishte një makinë.
Adel tha se në Amerikë ky mentalitet nuk ekziston. Sipas saj, atje studentet e saj bilionerë me orë apple, marrin trenin për të shkuar në shkollë pasi prestigji atje vjen nga shkolla ku ke studjuar dhe profesioni që ke. /abcnews.al