Shtëpitë e famshme të modës po nxjerrin gjithnjë e më shumë tendenca të çuditshme. Ndër to është padyshim dhe Balenciaga, e njohur për krijimet e pazakonta si çanta që duket si një qese mbeturinash apo vathët si lidhëse këpucësh. Megjithatë, me krijimin e ri ka tejkaluar çdo pritshmëri.
Gjiganti i modës ka krijuar një çantë që duket si patatina Lay’s. E quajtur “Lay’s bag”, çanta ka mahnitur shumë fashionista pasi u ekspozua në Javën e Modës në Paris. Çanta e sapo lançuar, e cila ka zinxhir në pjesën e sipërme, është një nga koleksionet Summer 23 të kompanisë luksoze spanjolle.
“Çanta e radhës e domosdoshme e Balenciaga, Lay’s-Branded Bag”, shkroi drejtori kreativ i Balenciaga-s, Demna Gvasalia në faqen e tij zyrtare në Instagram.
/abcnews.al