Pesë persona raportohet se kanë vdekur pasi një varkë në Zelandën e Re u përmbys, pasi u përplas nga një balenë, shkruan Al jazeera.
Varka u përmbys në gjirin e Goose pranë qytetit të Kaikoura në ishullin jugor. Në varkë ndodheshin 11 persona, nga të cilët gjashtë prej tyre arritën të shpëtonin.
“Policia tha se varka u përmbys pas një ‘përplasjeje’, por nuk mund të konfirmonte se me çfarë u përplas, duke hedhur dyshimet për një balenë.
Kryetari i bashkisë së Kaikoura, Craig Mackle tha për agjencinë e lajmeve Associated Press se deti ishte i qetë në momentin kur ndodhi aksidenti dhe supozohej se një balenë ishte poshtë varkës dhe e kishte përmbysur atë.
/abcnews.al