Bale: Unë e di ku do luajë Sergio Ramos. E ardhmja ime? E ka në dorë Ancelotti

schedule13:17 - 23 Qershor, 2021

schedule 13:17 - 23 Qershor, 2021

Gareth Bale foli dje për mediet dhe mes disa pyetjeve ai u pyet në lidhje me të ardhmen e Sergio Ramos dhe përgjigje ishte fillimisht befasuese e më pas qesharakë dhe shkaktoi të qeshura në sallë.

“Ku do luajë Ramos sezonin e ardhshëm? E di unë. Në mbrojtje (qesh)”, ishin fjalët e uellsianit, i cili më pas foli në lidhje me të ardhmen e tij, duke ia lënë në dorë trajnerit Ancelotti.

“Nuk kam shumë zgjidhje në dorë, do jetë trajneri i Real Madrid që vendos për mua, unë jam lojtar i tyre”, tha Bale. Tottenham ka vendosur të mos e blejë Bale dhe pas Europianit ai do pushojë e më pas do kthehet te Real Madrid. /abcnews.al