Gareth Bale dhe Sergio Reguilon nesër mund të zyrtarizohen si lojtarët më të rinj të Tottenham. Alasdair Gold, gazetar londinez, raporton se të dy futbollistët kanë kryer pjesën më të madhe të testeve mjekësore në Spanjë dhe në Londër u mbetet vetëm të prezantohen, sigurisht pasi të kenë nënshkruar.
Bale do të kalojë te Tottenham ne huazim dhe do të jetë Real Madrid klubi që do të paguajë 60 për qind të pagës. Pjesën tjetër e paguajnë londinezët, që janë edhe klubi ku sulmuesi nga Uellsi dëshiron më së shumti të transferohet.
I understand Spurs hope to announce deals for both Gareth Bale and Sergio Reguilon tomorrow. Both players have had their MRI checks and completed most of their medicals in Spain. On the loan deal for Bale, it's closer to a 60/40 split on his wages with Spurs picking up the 40.
— Alasdair Gold (@AlasdairGold) September 17, 2020
Sa i takon Reguilon, një ditë më parë u raportua se spanjollët do të përfitojnë shumën e 30 milion eurove për transferimin përfundimtar të tij në Angli. Spanjolli luan si mbrojtës i majtë dhe do të ishte një alternativë me vlera për trajnerin Jose Mourinho te Tottenham. /abcnews.al