Gareth Bale vazhdon t’a ndjekë fati i keq këtë sezon. Sulmuesi i Uellsit dëmtohet me kombëtaren e tij, nga ku i është dashur të lërë grumbullimin për t’u kthyer në Spanjë, për të vazhduar rikuperimin.
Ka qenë Federata Uellsiane ajo që ka bërë publik lajmin se Bale ëeshtë dëmtuar dhe nuk do të jetë i gatshëm për kombëtaren në takimin e fundit kualifikues të Botërorit “Katar 2022”.
Sulmuesi me shumë mundësi do të jetë mungesë e sigurt për Real Madrid në ndeshjen e radhës në La Liga, megjithatë për të pasur një tablo më të qartë të dëmtimit të tij “los blancos” iu duhet të presin përgjigjjen e analizave ku do tregohet edhe shkalla e dëmtimit dhe sa kohë do i duhet të rikuperohet dhe të jetë nën urdhrat e Carlo Ancelottit.
Dëmtimet e shumta që 32-vjeçari ka vuajtur kanë sjellë pasiguri për të ardhmen e tij te skuadra e Real Madrid. /f.a/abcnews.al