Bakayoko: Policia më ka vënë jetën në rrezik

schedule15:50 - 20 Korrik, 2022

schedule 15:50 - 20 Korrik, 2022

“Unë e gjeta veten me armën pas kurrizit tim. Ata e vënë në mënyrë të qartë jetën time në rrezik.”

Mesfushori i Milan-it Tiemeoue Bakayoko është rikthyer për të folur për arrestimin e tij në Milano nga policia, duke dhënë detaje të reja mbi historinë që u shfaq në një video dhe u bë virale në internet.

“Pasojat mund të ishin më të rënda nëse nuk do të kisha ruajtëru qetësinë time, nëse nuk do të kisha pasur mundësi të bëja punën që bëj dhe të mos njihesha nga publiku”, është shprehur Bakayoko.

“Të gabosh është njerëzore. Çështja ështe te mënyrat dhe metodat e përdorura nga ata dhe mendoj se kanë shkuar përtej asaj që është e nevojshme. Pse nuk më kërkuan dokumentat menjëherë? Në videon e postuar në rrjetet sociale ju nuk shihni gjithçka, kjo është pjesa më e qetë e gjithçkaje që mund të kishte ndodhur.

Cila qoftë arsyeja që i shtyu ta bëjnë këtë, është gabim të dish se nuk ke siguri për të dyshuarit e arrestuar. Cilin do të ishin pasojat? A do të më kishin çuar në komisariat? Kjo më çon të bëj shumë pyetje te vetja. Nuk është e pranueshme, ata rrezikojnë jetën e njerëzve.”/h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!