Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Bajrami: Vendosa me zemër, për Shqipërinë do refuzoja edhe Zvicrën A

schedule15:57 - 10 Mars, 2021

schedule 15:57 - 10 Mars, 2021

Fantazisti i Empolit, Nedim Bajrami ka vendosur të lërë Zvicrën dhe të luajë për kombëtaren tonë. Në një intervistë për Koha.net talenti tregoi për vendimin e marrë dhe atë çka ndodhi në prapaskenë.

Ai pritet të ftohet nga trajneri Edy Reja në grumbullimin e radhës për eliminatoret e Botërorit 2022 për ndeshjet me Anglinë, San Marinon dhe Andorran.

“Unë kam luajtur në të gjitha grupmoshat për Zvicrën dhe ishte momenti të vendosja se nëse do të shkoja të luaja për Zvicrën U-21 në Evropian apo për ekipin e parë të Shqipërisë. Kam biseduar me menaxherin Erdin Shaqiri, familjen time dhe në fund e mora vendimin vetë.

 

E kam dëgjuar zemrën. E ndjeva veten më shumë që të luaja për Shqipërinë dhe në fund e kam marrë këtë vendim. Jam shumë i lumtur që kam zgjedhur të luaj për Shqipërinë. Kemi biseduar me trajnerin e Zvicrës U-21, por më shumë e kam ndarë mendjen, e kam dëgjuar zemrën dhe u thashë për Shqipërinë. Edhe po të vinte Zvicra A, unë isha i vendosur të luaja për Shqipërinë.

Kam pasur kohë dhe jam menduar, por besoj se kam bërë zgjedhjen më të mirë që kam shkuar te Shqipëria, sepse në fund të fundit e ndiej veten shqiptar. Kam bërë hapin e duhur dhe është hap i madh për mua. Jam i ri dhe jam krenar që do ta kem mundësinë të luaj për Shqipërinë. Niveli i Shqipërisë është rritur.

Ka mundësi që të luaj për Shqipërinë këtë muaj. Kam biseduar edhe me Amir Abrashin dhe Arlind Ajetin, me të cilët kam luajtur dhe i njoh goxha mirë edhe nga afër. Më ka mbetur vetëm pasaporta. Unë jam gati të luaj për Shqipërinë”, tha Bajrami. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!