Bajrami: Shumë i lumtur për këtë triumf. Zëvendësimi? Jam gati për San Marinon

schedule20:28 - 5 Shtator, 2021

schedule 20:28 - 5 Shtator, 2021

Nedim Bajrami debutoi sot me kombëtaren dhe tregoi se me cilësitë e tij mund të jetë pasuesi i pritur aq gjatë i Ervin Skelës. 22-vjeçari tregoi shumë klas dhe cilësi në këtë fitore historike ndaj Hungarisë.

Pas ndeshjes ai foli për RTSH dhe tregoi emocionet e mëdha, teksa shtoi se nuk ka dëmtim serioz dhe do jetë gati për ndeshjen ndaj San Marinos pas tre ditësh.

“Jam shumë i lumtur që më në fund debutova dhe që e nisa me fitore. Kemi ndeshje me San Marinon dhe të vazhdojmë kështu. Zëvendësimi? Dola sepse pata një shqetësim te një faull i pësuar, por jam gati për ndeshjen tjetër”, tha ylli i Empolit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!