Bajram Kosumi: Letërsia nga burgu shtrënguar nën “pranga” edhe në liri

schedule16:55 - 13 Prill, 2021

schedule 16:55 - 13 Prill, 2021

Nga Leontina Nika

Autorët shqiptarë dhe kosovarë të cilët shkruan nën peshën e prangave, në qelitë e burgjeve në Shqipëri dhe Serbi vijnë në një libër nga Ish-kryeministri i Kosovës, Bajram Kosumi. Autori përmes këtij libri kërkon që kjo letërsi të shikohet si kapitull më vete në letërsinë shqipe.

Prej 30 vitesh, që prej daljes nga burgu, shkrimtari dhe ish- kryeministri i Kosovës Bajram Kosumi nuk ka reshtur së promovuari letërsinë e shkruar në burgje. Tashmë libri i tij, vjen edhe si një dëshmi konkrete shkrimore e ferrit në qeli.

Ai merr në analizë tekstet e dhjetra shkrimtarëve e poetëve që shkruan në rrethana të pa zakonta. Debati që ai ngre në këtë libër është shikimi i kësaj letërsie si kapitull i mëvetësishëm në historinë e letërsisë shqipe.

Shqetësim për shkrimtarin, i cili e ka vuajtur nën lëkurë burgun, është shtrëngesa e prangave të kësaj letërsie edhe në liri. Studiuesi Behar Gjoka vlerëson këndvështrimin e Kosumit, i cili kërkon që letërsia të çlirohet nga prangat e mos pranimit të kësaj letërsie, sipas tij këto autorë krijojnë mozaikun e historisë së letërsisë shqipe

Poetë dhe shkrimtarë shqiptarë që shkruan në burgje, tekstet e të cilëve, më shumë ose më pak, janë analizuar në këtë libër: Si, Adem Demaçi, Atë Zef Pllumi, Arshi Pipa, Visar Zhiti, Kasëm Trebeshina, Merxhan Avdyli, Ismail Syla, Trifon Xhagjika, Jorgo Bllaci, Genc Leka, Vilson Blloshmi, Havzi Nela, Mehmet Myftiu, Hydajet Hyseni, Pjetër Arbnori, Murteza Xajë Nura, Pano Taçi, Zyhdi Morava, Rexhep Elmazi, Maks Velo, Drita Çomo, Alush Canaj, Frederik Reshpja, Zeqir Gërvalla, Vezir Ukaj, Sylë Mujaj, Besim Zymberi, Rasim Selmani, Berat Luzha, Fazli Greiçevci, Daut Gumeni, Fatos Lubonja, Gani Sylaj, Muhamet Rogova, Emin Kabashi, Kurt Kola, Kolë M. Berisha, Martin Çuni, Enver Topalli, Rrahim Sadiku, Fehmi Berisha, Jahja Lluka, Zhaneta Ogranja. Qëllimi themelor i autorit është që të dëshmojë se ekziston një fenomen letrarë të vecantë e letërsisë shqipe shkruar në burgje./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!