Presidenti i Republikës, Bajram Begaj përgëzoi sot Kryeministrin e ri të Kanadasë, Mark Carney, për fitoren në zgjedhje.
Në një mesazh të publikuar në profilin zyrtar në platformën “X”, Kreu i Shtetit shprehet për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve që ndajnë vlera të përbashkëta dhe që kanë si urë miqësie komunitetin shqiptar që jeton në Kanada.
“Urime për fitoren @MarkJCarney! Shqipëria dhe Kanadaja ndajnë vlera të përbashkëta demokratike dhe lidhen nga një urë e fortë miqësie: komuniteti shqiptar që jeton e punon në Kanada. Të punojmë së bashku për të forcuar marrëdhëniet midis dy vendeve!”, shkroi Presidenti i Republikës në mesazhin e urimit drejtuar Kryeministrit kanadez Mark Carney.
Congratulations on your election, @MarkJCarney!
Albania and Canada share common democratic values and are connected by a strong bridge of friendship—the Albanian community living and working in Canada.
Let us work together to further strengthen the ties between our two…
— Bajram Begaj (@BajramBegajAL) April 30, 2025
/abcnews.al