Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Bajram Begaj në Maqedoninë e Veriut/ Presidenti, ndalesa në komunat me shumicë shqiptare

schedule17:10 - 26 Shkurt, 2026

schedule 17:10 - 26 Shkurt, 2026

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj nisi sot një vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut me ftesë të Presidentes Gordana Siljanovska-Davkova.

Në agjendë parashikohen takime me personalitetet më të larta të Republikës së Maqdonisë së Veriut, Presidenten Siljanovska-Davkova, Kryeministrin Hristijan Mickoski, Kryetarin e Parlamentit Afrim Gashi, liderë poltikë shqiptarë, ndërsa do të zhvillojë vizita edhe në disa komuna të drejtuara nga kryetarë shqiptarë.

Presidenti i Republikës do të mbajë një fjalë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në një seancë të posaçme.



Në ndalesën e tij në Komunën e Çairit, ai vizitoi Xhaminë Mustafa Pashë dhe Çarshinë e Vjetër, ku vendosën lule në monumentin e heroit kombëtar Gjergj Kastriot – Skënderbeu.

Synimi i kësaj vizite është forcimi i mëtejshëm i marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe përshpejtimi i integrimit në Bashkimin Evropian të dy shteteve anëtare në NATO dhe i gjithë Ballkanit Perëndimor.

Shqipëria e konsideron Republikën e Maqedonisë së Veriut si partner dhe faktor kyç në ruajtjen e paqes, sigurisë dhe kohezionit ndër-etnik.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!