Bagnaia i tregon targën Marquez, merr triumfin e parë në klasin “mbretëreshë”

schedule17:34 - 12 Shtator, 2021

schedule 17:34 - 12 Shtator, 2021

Francesco Bagnaia arriti sot fitoren e parë në karrierë në MotoGP në Çmimin e Madh të Aragonës. Ai zgjodhi mënyrën më të mirë për të hyrë në listën të mëdhenjve të këtij sporti, duke zhvilluar një garë shumë të bukur dhe emocionuese me Marc Marquez.

Spanjolli ia bën të vështirë gjithë garën, duke u munduar ta parakalojë me çdo kusht. Nuk ia arriti, për shkak të zotësisë dhe talentit të Bagnaias si dhe një Ducati në gjendje të mirë, por edhe gjendjes ende optimale të krahut të 8 herë kampionit të botës.

Fitorja e parë në një Çmim të Madh bën me krahë një pilot që ka një të ardhme të shkëlqyer përpara. Marc Marquez dhe Joan Mir plotësuan podiumin e kësaj gare të kampionatit botëror të MotoGP. Garë zhgënjyese për liderin e Botërorit, Fabio Quartararo, i cili përfundoi i teti, pa qenë në asnjë moment konkurrues për kreun. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!