Baçi: Rama nuk ka frikë nga protestat politike, ai reagon vetëm kur ngrihen qytetarët

schedule22:34 - 27 Qershor, 2022

schedule 22:34 - 27 Qershor, 2022

Analisti Agim Baçi, i ftuar në “Log.” në Abc të gazetarit Endri Xhafo, ka komentuar thirrjen për protestë të Partisë Demokratike, ku fton qytetarët që të dalin në datën 7 korrik para kryeministrisë.

Baçi tha se Rama nuk ka frikë nga protestat politike, por vetëm nga ato qytetare.

Ai dha shembuj të protestave të qytetarëve të cilat kanë detyruar Ramën të reagojnë.

Pjesë nga diskutimi:

Baçi: Rama është politikan populist, sa nuk mendon se ka të pakënaqur me të. Herën e fundit që u ngritën në protestë ai reagoi dhe ngriti një bord. Rama ka reaguar për plehrat kimikë, për studentët, për Rashën, sepse në mendjen e tij ai nuk do të ketë qytetarë të zemëruar. Prandaj opozita duhet të bënte që protestën qytetare ta bënte në çdo cep të Shqipërisë, që kur të vinte momenti po tani? Atëherë të hynte në lojë politika.

Xhafo: Pse nuk funksionoi tek teatri Kombëtar?

Baçi: Aty dështoi Tirana.

Xhafo: Po Astiri, ose rruga e Kombit?

Baçi: Dështuan sepse ato u izoluan.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!