Babis do të hetohet edhe për një krim tjetër krahas vrasjes së Carolinës

schedule10:58 - 7 Janar, 2022

schedule 10:58 - 7 Janar, 2022

Kanë kaluar muaj nga vrasa makabre e anglezes Carolinë në Glyka Nera, nga bashkëshorti i saj Babis Anagnostopoulos.

Mediat greke herë pas herë vijojnë që të hedhin dritë mbi këtë krim të rëndë, ku këtë të premte kanë shkruar rreth qenit që familja kishte marrë në kujdestari.

Carolina tetë muaj para vrasjes kishte shkuar në shoqatën për mbrojtjen e kafshëve dhe kishte kërkuar një qen për të rritur me foshnjën e saj. Pas mbytjes së qenit nga Babis, shoqata për mbrojtjen e kafshëve ngriti një padi kundër Babis Anagnostopoulos për vrasjen e “Roxy”.

Ndërkohë kujtojmë se Babis, përveç bashkëshortes, natën e krimit ka vrarë edhe qenin për ta bërë më të besueshme skemën se në banesën e tyre ishin futur grabitësit.e.su. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!