“Babi, më bëri gjëra që nuk t’i them dot”, ngjarja horror në Selenicë, flet kryeplaku i fshatit, si shpëtoi nga duart e autorit vajza e dytë e familjes

schedule14:27 - 17 Korrik, 2022

schedule 14:27 - 17 Korrik, 2022

Mbarë opinioni është tronditur nga ngjarja horror që ka ndodhur në fshatin Brataj të Selenicës, ku 37-vjeçari Vitrin Çobaj hyri në banesën e një familje me 8 anëtarë për të vjedhur para, por nuk hezitoi të kryente dhe abuzime seksual.

Kryeplaku i fshatit Qemal Malaj ka zbuluar detaje të reja nga ngjarja tronditëse.

Ai thotë se vajza e dytë e familjes i shpëtoi duarve të autorit dhe se ka vrapuar për të kërkuar ndihmë nga bashkëfshatarët.

Sipas kryeplakut, autori lidhi me litar dy prindërit ndërsa fëmijët i mbylli në një dhomë tjetër.

Anëtaret e familjes janë të gjithë me aftësi të kufizuara.

Për sa i përket dyshimit se autori ka abuzuar seksualisht me vajzën e madhe të familjes, kryeplaku pohon se vajza fillimisht e mohoi diçka të tillë para policisë.

Por më vonë ajo i ka thënë të atit se 37-vjeçari e kishte përdhunuar dhe se ka bërë me të gjëra të turpshme që nuk ia tregonte dot babait.

Lexo edhe: Dëshmia tronditëse e familjes në Selenicë, pengmarrësi abuzoi me vajzën 17-vjeçare që kishte probleme me shikimin

“Vajza e dytë u kishte kërkuar ndihmë banorëve të fshatit. Ata e adresuan për të unë. Më marrin në telefon më tregojnë ngjarjen, mora në telefon punonjësit e policisë, por ata ishin në një zonë që nuk u kapte telefoni. Kishte vajtur një person i armatosur me armë e me thikë, ka kërcënuar dhe ka lidhur prindërit. Ajo kishte shpëtuar nga atje dhe erdhi e tmerruar poshtë, sepse shtëpinë e kanë shumë larg nga qendra e fshatit. Menjëherë policia u tregua e gatshme.

Vajtën te shtëpia . Autori ditën e parë kishte ardhur për të blerë një viç, e kishte marrë me gjysmë çmimi. Dje në orën 6 ka kërcënuar dhe u ka marrë lekët. Sot babai me vajzën shkuan në Vlore me para borxh.

Autori ka lidhur prindërit dhe fëmijët i ka çuar të gjithë në një dhomë. Vajza e dytë thotë se doli nga dhoma dhe iku me vrap nga atje dhe lajmëroi bashkëfshatarët dhe kryeplakun.
Problemi me vajzën e madhe të familjes që është abuzuar nisi sot, policia e mori në pyetje vajzën në prani të nënës dhe ajo nuk tha asgjë. Por më vonë vajza i ka thënë babait që autori e kishte përdhunuar dhe se i ka bërë gjëra që nuk i thotë dot. Janë të gjithë me aftësi të kufizuara. Jetojnë me ndihma, në kushte të vështira ekonomike”, shprehet kryeplaku.

Kujtojmë se Çobaj ka shkuar në banesën e shtetasit F. F., 47 vjeç, rreth orës 06:00 të së shtunës, me maskë të kuqë dhe ka kërcënuar me armë çifte familjarët.

Sipas dëshmisë së tyre, mësohet se ai ka tentuar të abuzojë me gruan, por ka abuzuar me vajzën 17 vjeçe, e cila kishte probleme invaliditeti që lidhen me shikimin me aftësi të kufizuar.
Çobaj, i cili ishte nga fshati Vajzë, kishte shkuar një ditë më parë dhe ishte hequr si kasap që donte të blinte një viç.

Sipas dëshmisë së kryefamiljarit, 38-vjeçari ka detyruar gruan që ta lidhë, e më pas e ka lidhur edhe atë vetë.

Ai i ka futur të gjithë anëtarët e familjes në kasolle dhe ka abuzuar me një nga vajzat.
Ka qenë vajza e madhe ajo që ia ka dalë të largohet dhe ka kërkuar ndihmë në lagje, aty ku familja jeton vetëm 30 minuta larg rrugës kryesore. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!