“Babi donte të bëhesha police”, Arjola Demiri flet për fëmijërinë: Jam rritur mes qytetit dhe fshatit

schedule21:32 - 12 Tetor, 2022

schedule 21:32 - 12 Tetor, 2022

Aktorja e njohur, Arjola Demiri ka folur për fëmijërinë e saj. Ajo ka zbuluar disa momente të bukura, ku imitonte prezantueset, aktoret dhe tezet i thërrisnin “artistja e tezes”.

Më tej, ish-konkurentja e Big Brother VIP, ka theksuar se mami ishte shtysa e saj më e madhe për t’u bërë aktore, ndërsa babi donte të bëhej police.

“Realisht kam pasur një fëmijëri shumë të bukur. Ndonjëherë them që pse fëmijët e mi nuk e kanë këtë mundësi sepse kur j’ua jep çdo gjë të gatshme nuk kanë ëndrra sepse e kanë çdo gjë dhe nuk fantazojnë. Unë jam rritur mes qytetit dhe fshatit tek dajat e mi dhe kam qenë një fëmijë që imitoja prezantueset e RTSH, imitoja aktorë dhe gjithmonë tezet më thërrisnin ‘artistja e tezes’ sepse kam shumë teze dhe më duan njësoj. Kur u rrita kuptova që kishin parë diçka tek unë. Që në moshën 11 vjeç kam luajtur role të moshave më të mëdha. Që këtu nisi e gjithë dëshira ime. Babi nuk më ka ndaluar deri në gjimnaz që të marr pjesë në aktivitete të ndryshme plus që kam qenë edhe volejbolliste shumë e dalluar sepse klasa ka qenë kampion dhe unë kapitenia. Ku flitej për artin unë isha kudo. Më pas mami ishte shtysa ime më e madhe ndërsa babi jo sepse mendonte që nuk ishte profesioni i duhur për mua. Ai ishte dakord për police. Ka pasur një luftë të hapur mes mamit dhe babit”, rrëfeu Arjola në “Pardon my French”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!