Babë e bijë vriten në sulmet ruse në Zaporizhja

schedule12:25 - 9 Prill, 2023

schedule 12:25 - 9 Prill, 2023

Sulmet ruse që u kryen gjatë natës në Zaporizhja, në juglindje të Ukrainës, i kanë marrë jetën një 50 vjeçari dhe vajzës së tij vetëm 11 vjeç.

Shërbimi shtetëror i emergjencave në Ukrainë po ashtu raportoi se një grua 46 vjeçe, që u përshkrua si gruaja dhe nëna e viktimës, u nxor nga rrënojat.

Mediat e huaja shkruajnë se sekretari i Këshillit të qytetit, Anatoliy Kurtev, ka thënë se një shtëpi u shkatërrua dhe disa ndërtesa përreth u dëmtuan, pasi sulmit me dy raketa ruse.

“Terroristët e mallkuar rusë sulmuan sërish Zaporizhjën dhe sërish kemi humbje të jetës”, ka shkruar ai.

Sulmi vjen teksa forcat pushtuese ruse po vazhdojnë ofensivën e tyre në lindje të Ukrainës, me ushtrinë e Kievit që ka raportuar se forcat e tij kanë zmbrapsur mbi 50 sulme gjatë ditës së kaluar.

Ndërkohë në deklaratën e Shtabit të Përgjithshëm thuhet se ushtria ruse po vazhdon të sulmojë lindjen, me fokus në qytetet e Limanit, Bahmutit, Avdijivkës dhe Marjinkës, që gjenden në rajonin e Donjeckut./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!