Projekti muzikor më i fundit i Bleros u publikua dy muaj më parë. “Lambo” ishte kënga që e bëri bashkë këngëtarin me L30, dhe që u prit shumë mirë nga publiku.
Blero ka bërë me dije se po punon për diçka të re, por bëhet fjalë për një projekt shumë të veçantë. Ashtu siç edhe kishte premtuar, Blero është bërë bashkë me të bijën, Tarën për të sjellë një duet mes tyre.
Lajmin për këtë projekt të veçantë e ka bërë me dije vetë Blero përmes një postimi në rrjete sociale, i cili teksa ka publikuar ku shkruan: “Në punë me evlad. Tara ft. Blero së shpejti…siç kemi premtuar”. /abcnews.al/