“Babalja”, Salianji humb mandatin/ Ja kush pritet t’i zërë vendin në Parlament

schedule14:30 - 26 Shtator, 2024

schedule 14:30 - 26 Shtator, 2024

Andrea Mano pritet të marrë mandatin e deputetit, pasi Ervin Salianji u dënua me 1 vit burg për dosjen “Babale”, teksa Apeli la në fuqi vendimin e Shkallës së Parë.

Mano do të marrë vendin e Salianjit në Parlament, pasi ky i fundit tashmë e ka humbur mandatin, bazuar në nenin 71.1 të Kushtetutës.

Ky nen përcakton qartë se deputeti e humb mandatin, kur dënohet me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një krimi, si në rastin e Salianjit.

Ndërkohë, sipas ligjit të dekriminalizimit, Salianjit i ndalohet të rikandidojë në zgjedhje për të paktën 5 vite.

Ervin Salianji u shpall fajtor nga Gjykata e Shkallës së Parë në vitin 2019 me akuzën e ‘Kallëzimit të rremë’ dhe u dënua me 1 vit heqje lirie.

Sipas prokurorisë, 2 audio përgjimet që publikoi Salianji në 2018-tën, ku pretendohej se Geron Xhafaj vëllai i ministrit të Brendshëm të asaj kohe, Fatmir Xhafaj, ishte i përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike, janë të montuara dhe në këtë çështje kanë qenë të përfshire edhe  Fredi Alizoti, Albert Veliu dhe Jetmir Olldashi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!