Salianji do shkojë në burg/ Gjykata e shpall deputetin e PD fajtor për dosjen “Babale”

schedule13:40 - 26 Shtator, 2024

schedule 13:40 - 26 Shtator, 2024

Gjykata e Apelit të përgjithshëm dënoi me 1 vit burg Deputetin e Partisë demokratike Ervin Salianji për akuzën e kallëzimit të rremë.

Pas këtij vendimi, Këshilli i Mandateve duhet të konstatojë përfundimin e mandatit dhe më pas Salianji do të izolohet në qelitë e burgut. Salianji pas këtij vendimi humbet mandatin e deputetit dhe referuar ligjit të dekriminalizimit nuk e ka më të drejtën të kandidojë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Gjykata e Apelit vendosi të enjten të lerë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për Ervin Salianjin dhe dënimin e tij përfundimisht me 1 vit burg për dosjen e njohur si “Babalja”. Salianji e cilësoi vendimin politik dhe tha se do ta vazhdojë betëjn nga qelitë e burgut.

“Njëra prej gjyqtareve është kunata e Belinda Ballukut, mendoni ju që do japi drejtësi për një përfaqësues të PD? E bën këtë vendimmarrje një vendimmarrje politike, një dënim politik. Dënimin e parë pas 32 vitesh për agjitacion dhe propagandë. Do ta bëj këtë betejë. Ky është akti I parë, po ja u them që në të ardhmen do keni shumë procese të tjera, procese ‘mamale’ tani, jo ‘babale’” tha ai.

Deputeti demokrat u dënua në 2019-tën nga Shkalla e Parë në lidhje me nje audio përgjim ku pretendohej se vëllai i ministrit të brëndshëm të kohës Fatmir Xhafaj ishte i përfshirë ne trafikun e kanabisit.

Në atë kohë Gjykata e Shkallës së Parë vendosi se audio-përgjimi ishte inskenim dhe shpalli fajtorë të 4 të pandehurit mes të cilëve Fredi Alizotin që inskenoi zërin e Geron Xhafës, Albert Veliun e njohur ndryshe si Babalja, gazetërin Jetmir Olldashin si dhe deputetitn Ervin Salianji.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!