“Babalja”, Alizoti-Salianjit: Ne jemi takuar tek PD, hap kamerat

schedule13:37 - 2 Tetor, 2019

schedule 13:37 - 2 Tetor, 2019

Seanca e radhës për dosjen “Babale” është zhvilluar mes debatesh. Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka deklaruar se nuk e njihte dhe as e ka takuar ndonjëherë Fredi Alizotin. Por, ky fakt është mohuar nga Alizoti, i cili ka deklaruar se me Salianjin është takuar në selinë e PD. Debate në seancë Salianji ka pasur edhe me avokatin e Geron Xhafajt, Ardjan Visha.

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji, i pandehur për mos kallëzim krimi për dosjen “Babale”, ka dëshmuar këtë të martë në gjykatë. Salianji deklaroi se kishte marrë denoncime të shumta për vëllain e ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, Geron Xhafaj se ishte i përfshirë në trafikim të lëndëve narkotike.

Ish-deputeti demokrat tha se audio-përgjimin ja kishte dhënë gazetari investigativ Jetmir Olldashi, i bashkëpandehur në këtë proces për mos kallëzim krimi. Salianji deklaroi para gjykatës se nuk e njihte Fredi Alizotin, deklarim ky që është kundërshtuar nga i pandehuri.

Gjatë seancës Ervin Salianji u është debatuar edhe me avokatin e Geron Xhafës, Ardjan Visha, të cilin ish deputeti e akuzoi se në kohen kur ka qenë Drejtor i marrwdhënive me jashtë në prokurori nuk ka lejuar ekstradimin e Geron Xhafajt.

Pas përfundimit të seancës, Ervin Salianji deklaroi se zëri në audiopërgjim është i Geron Xhafajt dhe kjo është e faktuar nga ekspertiza britanike. Ndërsa gazetari investigativ Jetmir Olldashi nuk ka pranuar që të dëshmojë përpara gjykatës duke e cilësuar sipas avokatit të tij një proces politik.

Prokuroria e Tiranës ka dërguar një letërporosi drejt autoriteteve belge ku kërkon që të ekstradohet drejt vendit tonë personi kyç në këtë çështje Albert Veliu, i njohur ndryshe si “Babalja”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!