“Babale”/ Salianji: Akt-ekspertimi britanik prova themelore

schedule15:00 - 18 Dhjetor, 2019

schedule 15:00 - 18 Dhjetor, 2019

Ditën e sotme është zhvilluar seanca e radhës gjyqësore për çështjen “Babale”kundër ish-deputetit demokrat Ervin Salianji, për të cilin Prokuroria ka kërkuar dënimin me 1.6 vite burg. Për Salianjin seanca gjyqësore ishte një farsë.

Ndërsa pritet që të jepet në minutat në vazhdim edhe vendimi për çështjen Babale, Salianji deklaroi dhe bëri me dije provat e reja shkencore që sipas tij janë të pakundërshtueshme. Salianji theksoi se provë themelore në këtë çështje mbetej akt –ekspertimi  britanik i cili provon se zëri në audio-përgjime është i Agron Xhafajt.

Lexo edhe: Burg Salianjit, reagon Bardhi: Ju tregoj kush e dënoi në të vërtetë ish-deputetin

“Ajo që ndodhi në seancën gjyqësore ishte një farsë. Është e qartë për prokurorinë dhe gjykatën që në datën 24 kur gazetari Jetmir Olldashi që ka bërë investigimin, pothuajse për një prë sipas qelizave telefonike, të pakundërshtuara sot edhe nga prokuroria, edhe Geron Xhafaj edhe Jetmir Olldashi dhe Alfred Alizoti sipas antenave të kompanive celulare ndodhen në të njëjtën zonë që është edhe lokali i Geron Xhafaj. Në orën 1 e 30 ka ndodhur regjistrimi i audio-skandalit ku përfshihej në skandal vëllai i ish-ministrit të brendshëm, provë e cila nuk është kundërshtuar nga prokuroria. Pretendimi apo prova kryesore e prokurorisë e cila pretendohet se dëshmitari i rremë Alizoti ka sjellë në datën 15 janar audio-përgjimin se bashku me Albert Veliun, me pretendimin se ma kane sjellë mua. Pra sot kemi fakte të pakundërshtueshme të bisedave telefonike, ku në datën 14 janar deri në fund të Shkurtit, nuk kanë ardhur në Tiranë, bie me provë shkencore pretendimi i dëshmitarit të sajuar, se ka ardhur në Tiranë dhe më ka dorëzuar audio-përgjimin. Të dy numrat e telefonit edhe të Alizotit dhe të Albert Veliut nuk janë në Tiranë në këtë periudhë, provë të cilën prokuroria nuk e kundërshton”, tha Salianji.  /abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!