Ish-deputetit i PD-së, Ervin Salianji paralajmëron se do të padisë në Prokurori 3 drejtues të policisë, të implikuar sipas tij në çështjen “Babale”, sipas përgjimeve të publikuara. Procesin gjyqësor ndaj tij ai e cilësoi politik.
Ish-deputetit i PD-së, Ervin Salianji ishte sot në gjykatë për çështjen “Babale” por nuk ka marrë pjesë në seancë pasi procesi sipas tij është politik dhe ai u shpreh se do të ngre padi ndaj drejtuesve të policisë. Seanca për ‘Babalen’ është shtyrë për në datën 30 Maj.
Gjykata Penale e Tiranës shtyn për në 30 maj nisjen e procesit gjyqësor për ish-Deputetin e Partisë Demokratike Ervin Salianji, gazetarin Jetmir Olldashi dhe Fredi Alizotin, me arsyetimin se nuk janë njoftuar zyrtarisht për seancën e 13 majit. Përpara se të fillonte seanca ish-deputeti Salianji në një komunikatë për mediat u shpreh se nuk ka frikë pasi ky është një proces politik dhe se do të bëj kallëzim penal për 3 drejtuesit e policisë.
Ish-deputeti u shpreh se nuk do të merrte pjese në asnjë nga seancat për këtë çështje dhe se do të përfaqësohej vetëm nga avokatët e tij, dhe se në gjykatë do të vinte vetëm kur të këtë për të bërë ndonjë kallëzim. Gjyqtari Artan Gjermeni në këtë seancë do të vendoste nëse do të pranonte ose kërkesën për gjykim të shkurtër të Fredi Alizotit, person ky që dyshohet se ka imituar zërin e Agron Xhafajt në audio-përgjimin e publikuar nga Partia Demokratike. Albert Velui i njohur si “Babalja” ndodhet në belgjik ku ka kërkuar azil politik./ABC News Albania 24/7