“Babait që lëviz malet për shokun e tij”, Vesa Luma shkruan fjalët më të ëmbla për Big Bastën

schedule11:39 - 6 Shtator, 2020

schedule 11:39 - 6 Shtator, 2020

Big Basta dhe Vesa Luma janë një ndër çiftet më të dashur për publikun shqiptar. Dyshja është larguar prej kohësh nga Shqipëria, për t’u zhvendosur në Zelandën e Re. Këngëtarja ka treguar gjithmonë lidhjen e veçantë që ka me partnerin, ndërsa nuk heziton t’i dedikojë fjalë të ëmbla publikisht.

Ajo është shumë aktive në rrjete sociale ku ndan shpesh momente me familjen e saj, ndërkohë që së fundmi ajo ka surprizuar Big Bastën me disa fjalë emocionuese. Në Ditën e Baballarëve, teksa ka publikuar disa nga momentet më të bukura të Bastës krah të birit Lian, këngëtarja shkruan:

“Gëzuar babait që lëviz malet për shokun e tij të vogël. Të duam deri në Zelandë të Re dhe mbrapsht”. Sigurisht, ky dedikim e ka emocionuar partnerin e saj, teksa ka komentuar me disa emoji zemra. xh.d/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!