Petrit Lekaj, babai shqiptar që vrau vajzën e tij 20-vjeçare në Australi ka tentuar të vrasë veten në qeli. Pak ditë më parë gjykata e dënoi 49-vjeçarin me 20 viet burg, ndërsa në kushte të thella depresive ai ka tentuar t’i japë fund jetës.
Ndërkohë, gruaja e tij Romina Lekaj, pavarësisht krimit makabër që i tronditi të gjithë ka vizituar bashkëshortin e saj në burg.
Për tragjedinë e ndodhur në familjen e saj 43-vjeçarja ka fajësuar pjesërisht edhe sistemit mjekësor të shtetit.
“Unë thjesht do të doja të them që kjo është një tragjedi familjare, një familje e shkatërruar nga paaftësia e mjekëve tanë për të diagnostikuar sëmundje mendore (nga ana e burrit tim) dhe epidemisë së ilaçeve (drogërat) që përfshin shteti ynë, ku edhe fëmijët tanë po bien pre e tyre “, tha ajo.
6 muaj para se të kryejë krimin, psikiatri i mjeko-ligjor David Kutlaca në shkurt 2019, kishte komunikuar se Petrit Lekaj kishte probleme me shëndetin mendor.
Për shkak të problemeve të theksuara që kishte, por edhe problemeve ligjore, pasi kishte qenë 4 vjet në burg për trafik droge, Lekaj nuk punonte më.
Gjykata e Lartë e Drejtësisë Trish Kelly të martën i dha atij një dënim të përjetshëm me një periudhë minimale të detyrueshme 20-vjeçare burgim, pa lirim me kusht.
Gjykatësi tha se Lekaj kishte qenë një hipokrit, pasi kishte qenë vetë në burg pë trafik droge, ndërsa ka thënë se vrasjen e ka kryer pasi “kishte frikë se mos vajza hynte në rrugën e konsumit të lëndëve narkotike”.
/abcnews.al